Zaev pas takimit me Ahmetin: Mundësia për kandidat konsensual ekziston


Mundësia për kandidat konsensual ekziston dhe besoj se procesi do të kryhet me sukses u shpreh kryeministri Zoran Zaev pas takimit që kishte me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Sipas Zaev janë disa kandidatë për president nga LSDM dhe kandidatë nga jashtë të cilat po i shqyrtojnë , por sipas tij do ti shqyrtojnë edhe mendimet e qytetarëve se cili është kandidati më i pranueshëm.

“Më vjen mirë që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mbështetur që të gjithë kandidatë që i kemi anketuar, nuk ka rëndësi se a do të jetë femër apo mashkull. Tani në garë kanë ngelur 5 kandidatë nga dhjetë me të cilët kemi zhvilluar anketë me qytetarët se cili për ta është më i pranueshëm. Nuk kemi vendosur për emër konkret por ai duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Deri në fund të javës do të dalin emrat e kandidatëve nëse arrihet marrëveshje për kandidat të përbashkët“. – ka theksuar Zoran Zaev.