Zaev: Ofrojmë kushte të shkëlqyera për investime


Hapen mundësi të reja për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut ofron kushte të shkëlqyera për investime të reja, ka vlerësuar kryeministri Zoran Zaev në panel diskutimin me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në suaza të takimeve vjetore të Bankës Evropiane të Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Sarajevë.

Zaevi mori pjesë në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të BERZH-it, si dhe në mëngjes pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe ministrat e financave, guvernatorë të BERZH-it me ftesë së kryetarit të BERZH Suma Çakrabarti.

Pres shërbimi qeveritar bëri të ditur se Çakrabarti në fjalimin përshëndetës  e ka ndarë Republikën e Maqedonisë së Veriut  si shembull për një shtet me vizion të qartë dhe lidership dhe e ka uruar kryeministri  Zaev për Marrëveshjen e Prespës dhe punën e përkushtuar në reformat ekonomike për inkurajim të investimeve të reja.

Pjesëmarrësit në panel diskutimin kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit për projekte rajonale, ndërsa shfrytëzimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rëndësinë dhe rolin e BERZH-it si partner i rëndësishëm të rajonit për përmbushjen e atyre qëllimeve.

“Qëllimi i integrimit ekonomik rajonal është që të krijohet rajon për tregti të hapur dhe të lirë të shërbimeve dhe investimeve të mira i cili gjithashtu do të paraqesë edhe përgatitjen tonë për pjesëmarrjen tonë në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.Për këtë tërësisht të përkushtohemi në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit rajonal në politikat investuese dhe tregtare, lehtësim të transportit dhe respektimit të marrëveshjeve tregtare ekzistuese”, tha kryeministri Zaev në pyetjen se cilat janë mundësitë për progres të bashkëpunimit  rajonal.

Në panel diskutimin të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor  kryeministri Zaev ka thënë se implementimi i agjendës investuese rajonale për Ballkanin Perëndimor  6 do të rezultojë me targetim më të mirë të vendeve të rajonit me aktivitete dhe hapa të veçantë të cilat duhet të ndërmerren në nivel kombëtar me qëllim të që arrihet përshpejtim dhe rritje ekonomike.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, megjithatë, në panelin e guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë ministrat e financave të Serbisë, Shqipërisë, malit të Zi dhe Kosovës dhe ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë së Bosnjë e Hercegovinës, theksoi se Qeveria ka bërë hap të madh  në politikën e jashtme  me zgjidhjen e kontestit me emrin, që i ka sjellë vendit  stabilitet politik. Gjithashtu, po realizohen reforma të cilat krijojnë më shumë mundësi për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Ai ka theksuar se me hyrjen në NATO ndërrohen perspektivat ekonomike të vendit, si dhe se po ndërmerren një sërë masash, po investohet në kapital njerëzor që do të kontribuojë për rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike.

“I rrisim investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbimet sociale. Kjo që është me rëndësi të veçantë është se fillimi i projekteve  të reja në arsim të cilat do ta rrisin punësimin e të rinjve. Do të doja ta theksoj projektin për “arsim dual”, i cili krahas të rinjve të firojnë aftësi te kompanitë më të mira të huaja në vend. Me këtë do të përmirësohen aftësitë e tyre  dhe do t’u lehtësohet  procesi për gjetjen e punës në të ardhmen”, ka theksuar Tevdovski.

Ai ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacion i shkëlqyer  për investim me klimë të shkëlqyer të biznesit për bërje të biznesit, si dhe fuqi të kualifikuar pune.