Zaev, nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA dhe VMRO-në


Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të seancës për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve ka paralajmëruar se mbetet mundësia për bashkëpunim me gjitha partitë dhe ata që ishin deri tani pjesë e shumicës qeveritare, por edhe me partitë e opozitës.

“Aleanca për shqiptarët do të mbështes reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe integrimeve në BE dhe NATO. Dua bashkëpunim edhe me BESËN edhe me VMRO-në dhe me partnerët e tyre të koalicionit, pasi jam i bindur se Maqedonia ka një shans që nuk duhet ta lëshojmë. Gjysma e parë e vitit 2018 është mundësi e mirë që pas 12 vitesh status të kandidatit të marrim datë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Zaev./Express/