Zaev: Nuk ka mospajtime mes Shekerinskës dhe Dimitrovit


Mes ministres së Mbrojtjes dhe zv/kryeministres Radmilla Shekerinska dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov nuk ka kurrfarë mospajtimesh. Bëhet fjalë për dy kolegë në Qeveri mes të cilëve ka besim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen nëse me thirrjen e ambasadorit Vasko Naumovski në konsultime në Shkup del në pah mospajtimi mes dy ministrave, transmeton Medial.mk.

“Kur dikush e thotë mendimin e vet për punë të caktuara, ajo nuk nënkupton se ekziston rezervë në bashkëpunimin. Besimi është i madh, ndërsa thirrja në konsultime e Naumovskit është punë e ministrit. Ai i di gjitha detajet se si duhet të veprohet”, ka thënë Zaev.