Zaev: Nuk është fundi i botës nëse organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare


Kryeministri Zaev ka theksuar se dëshiron që edhe njëherë qytetarët të dinë se samiti në Sofje nuk është “ded lajn”, por para së gjithash Samiti i Këshillit të BE-së kur vendoset nga ana e kryeministrave apo të takimit paraprak të Këshillit të BE-së kur priten vendimet e para juridiko-formale të cilat kanë të bëjnë me Maqedoninë, ndërsa kjo është marrja e datës për negociata.

Dua marrëveshje për vendim tim, jam optimist dhe njëri ndër njerëzit e parë që e dëshiron këtë, por nuk mund të them se kemi marrëveshje për çështjen e emrit, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës për lëndën “Ryshfeti”.

“Shpresoj se do të kemi marrëveshje. Suksesin që deri më tani e kanë arritur ministrat e punëve të jashtme është për respekt. Shpresoj se pikërisht në margjinat e Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe të takimit që do ta kem me kryeministrin grek Cipras do të mund t’i konfirmojmë sukseset e deritanishme dhe nëse jo diçka tjetër të flasim për mënyrat për gjetjen e zgjidhjes. Nuk është fundi i botës që çështja të zgjidhet edhe në shtator apo tetor. Këtë e flas nga një aspekt i arsyeshëm për shkak të pritjeve të qytetarëve dhe se shpresoj, dhashtë Zoti, në Samit të kemi zgjidhje”.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se kur ka dëgjuar se opozita kërkon takim, menjëherë ka tentuar ta kontaktojë liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Ai është i gatshëm që gjithçka që ka të ndajë me opozitën në lidhje me çështjen e emrit. Nga ana tjetër nga opozita kanë akuzuar se Qeveria po fsheh detae ludhur me neociatat për emrin.

Është obligimi i qeverisë të kërkojë konsensus për çështje të këtilla historike e jo të fshihet dhe të meren informata nga mediat greke, atë që qeveria greke e servon nëpër media. Nga aeroplani shihet se politika e jashtme keq e vendosur e bazuar në tregtinë me dicka që nuk është vetëm e qeverisë, po përjeton kolaps. Kata njerëz, këta qytetarë qeveria duhet tis heh si aleatë e jo si armiq. Emri i shtetit nuk është trashëgimi familjare e njerëzve të pushtetit që të sillen në këtë mënyrë të papërgjegjshme.

Zaev tha se ka komunikim edhe me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa i fundit ishte mbajtur para se ai të shkojë në Turqi, por tema e bisedës ishte guvernatori i BPRM-së. /Art Channel/