Zaev nuk dëshiron të bëhet President


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka ndërmend që të kandidohet për president të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Duke iu përgjigjur pyetjes në margjinat e forumit rajonal Konventa e Stambollit, Zaev tha se nuk do të pranonte që të kandidohet si president dhe mendon se duhet që të çojë deri në fund mandatin si kryeministër, të cilin ia dhanë qytetarët.

Zaev shprehu bindje se ka shumë kandidatë më të mirë se ai për presidentë.

“Përgjegjësia para qytetarëve dhe qëndrimeve të mia është se duhet që të çoj deri në fund mandatin, t’i jepet mundësi ekonomisë, t’i jepet mundësi reformave, të gjithë këtij procesi, përfundimisht Maqedonia e meriton një mandat të plotë”, tha Zaev dhe shprehu bindje se ka shumë kandidatë më të mirë se ai për presidentë.