Zaev: Njëzet e gjashtë vjet pas pranimit në KB e zgjidhëm kontestin


Në ditën e sotme, 8 prill të vitit 1993, vendi ynë u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara nën referencën “Ish Republika Jugosllavisë të Maqedonisë” (“the former Yugoslav Republic of Macedonia”), ka shkruar në profilin e fejsbukut të tij kryeministri Zoran Zaev i cili thotë se sot është ditë e bukur të përkujtojmë se IRJM (FYROM) ka shkuar në histori të pakthyeshme.

“Ditë e bukur të themi edhe njëherë: Lamtumirë ‘ish Republika Jugosllave e Maqedonisë’, për shumë vite Republika e Maqedonisë së Veriut! Për shumë vite për vendin e maqedonasve dhe bashkëqytetarëve tonë shqiptarë, romë, turq, serbë, boshnjakë, vlleh në të gjithë tjerëve. Veni i gjuhës maqedonase dhe të gjitha gjuhëve tjera që jetojnë këtu. Vend për të cilin 29 vende anëtare të NATO-s e nënshkruajnë Protokollin për inkuadrim për anëtarësim fuqiplotë në Aleancë. Shtet i cili është para fillimit të hapjes së kapitullit për anëtarësim në bashkësinë më të fuqishme ekonomike – BE. Modul për shoqëri e cila është e barabartë për të gjithë qytetarët e saj dhe lider në promovimin e fqinjësisë së mirë, zhvillimin rajonal dhe global”, ka shkruar kryeministri.

Përkujton se në këtë ditë, presidenti i atëhershëm Gligorov ka mbajtur fjalim historik, për herë të parë në gjuhën maqedonase në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, me të cilën vendi ynë u bë anëtare fuqiplotë e KB-së.

Shton se pas saktë 26 vjetëve prej atëherë, me integritet territorial, identitet dhe dinjitet të ruajtur, Republika e Maqedonisë së Veriut e zgjodhi kontestin dhe filloi të shkruaj faqe të re në historinë e saj.