Zaev nga Mostari: Rajoni ka liderë të cilët janë të gatshëm të bashkojnë njerëz dhe shtete

Ajo që na lidhë është e ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë, e rajonit dhe e botës. Ajo që na lidhë është nevoja për stabilitet, siguri, e me atë edhe përfitimet ekonomike, për qytetarët tanë dhe shtetet tona, theksoi kryeministri Zoran Zaev në Mostar, ku dje pasdite udhëtoi për manifestimin tradicional “Mostar Peace Connection”.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, para fillimit të ngjarjes, kryeministri i Maqedonisë bisedoi joformalisht me nikoqirët, përfaqësuesit nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, kryesuesin me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, kryeminsitrin gek, Aleksis Cipras dhe me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq. Me ta Zaev vendosi lule në lumin Neretva, në shenjë paqeje dhe pieteti ndaj viktimave të të gjitha luftërave.

Në deklaratë për mediumet e ceki lidershipin e guximshëm të të gjithë kryeminsitrave nga rajoni, të cilët në themelet e së kaluarës ndërtojnë të ardhmen. Me atë rast, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev ua uroi Ciprasit dhe Markoviqit çmimin e fituar “Karta e Mostarit e paqes”, laureat i të cilit ishte ai vitin e kaluar.

“E mora çmimin vitin e kaluar dhe e di se sa është ai i vlefshëm dhe çka do të thotë, do të thotë nder, por edhe përgjegjësi për besimin nga organizuesi, Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik dhe qytetarët dhe liderët nga BeH, rajoni dhe më gjerë. Porosinë që e dërgojmë me praninë e këtij manifestimi madhështor që e feston paqen është e fuqishme. Promovojmë se si një lider mundet, duhet të ngritet mbi paragjykimet, dhe vetë të bëhet urë, duke u lidhur me liderë të tjerë të cilët ua mendojnë të mirën qytetarëve të vet”, theksoi Zaev.

Shtoi se askush nuk ia ka arritur vetë dhe se ata, si liderë të rajonit, janë ndërlidhur me vete, kanë treguar respekt me dinjitet njëri pas tjetrit, ia kanë kthyer kurrizin asaj që ndan dhe e kanë kapur atë që lidh. Progresi i Republikës së Maqedonisë, e cila sot ka ftesë për fillim të bisedimeve inkuadruese me NATO-n dhe datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019 është shembull i rëndësishëm, sipas kryeministrit si përmes bashkëpunimit, ndërlidhje dhe respekt i ndërsjellë, për vetëm një vit mund të arrihet sukses.

“Rajoni ka liderë të cilët kanë futur energji të re dhe janë të gatshëm të bashkojnë njerëz dhe shtete. Kjo duhet të shfrytëzohet sepse kjo nuk çon bashkërisht përpara. Prania jonë këtu, para kësaj Ure të vjetër të riparuar, e dërgon mesazhin se jemi të gatshëm ta zbatojmë  në praktikë simbolikën e Urës nga e kaluara të ndërtojmë të ardhme. Këtë edhe e bëjmë. Të vazhdojmë së bashku përpara, si liderë, shtete, rajone, si Evropë dhe si botë, për të mirën e qytetarëve, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë.

Pres-shërbimi qeveritar informoi se Zaevi do të ketë fjalim në manifestimin “Mostar Peace Connection”, në të cilën do të marrin pjesë numër i madh i të ftuarve, politikanë dhe personalitete eminente, meritorë për promovimin e paqes. Vitin e kalua, Zaevi e mori çmimin “Karta e paqes së Mostarit” për kontributin në bashkëpunimin dhe ndërlidhjen e njerëzve në vendin e tij, rajon dhe botë. /mia