Zaev në takim me nënpresidentin e SHBA-ve, Majk Pens


Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens.

“Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin Pens pason pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Ves Miçel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Në fillim të këtij muaji edhe presidenti amerikan Donald Tramp, në letër drejtuar presidentit të Maqedonisë, GJorge Ivanov, shprehi mbështetje për marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar si historike dhe mundësi për hapje të rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së./Gazeta e Pavarur