Zaev: Në raundin e dytë do të fitojmë me njëqind mijë vota dallim


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën e sotme  në Komunën  e Karposhit tha se qytetarët që nuk ushtruan të drejtën e tyre të votimit i dërguan një mesazh të qartë qeverisë duke i bërë thirrrje që ata të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mesazhi është se ka pakënaqësi nga zyrtarët, nga pushteti qendror, nga pushteti lokal. I përgjigjem, do të ketë një spastrim, natyrisht do të ketë një spastrim. Pas zgjedhjeve, do të ndodhin ndryshime. Ka ardhur koha që të dërgoj mesazhin tim tek ata që kanë qëndruar në shtëpi, shteti ynë është në pyetje. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të qeverisë lokale apo qendrore”, tha Zaev.

Ai theksoi se në raundin e dytë, kandidati presidencial Stevo Pendarovski do të fitojë me njëqind mijë vota dallim.

Kjo nuk është një luftë për Zaevin, nuk është një luftë për LSDM-në, kjo është një luftë për atdheun. Afërsia e votave thërret “Gruevski kthehet, regjimi kthehet”, askush nuk e pëlqen këtë, nuk e duan as votuesit e VMRO-DPMNE”, theksoi kreu i LSDM-së.

Ai vuri në dukje se ata e panë se ku u bënë gabimet dhe, siç tha ai, ato janë gabime të ndreqshme, nuk kemi bërë kurrfarë dëmi siç ka bërë regjimi 11-vjeçar.

” Më 5 maj të gjithë të dalim në zgjedhje  dhe të zgjedhim presidentin e pestë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për pesë vjet të kemi një president për notën pesë. Ne do të gëzohemi përsëri, do të shkëlqejë dhe ne të gjithë do të jemi krenarë për dallimet e mëdha dhe fitoren e madhe”, bëri thirrje Zaev.

Ai deklaroi se Pendarovski ka nevojë për votat e kandidatit presidencial Blerim Reka, i cili u eliminua në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Ne kemi nevojë për votat e Rekës, kemi nevojë për të gjithë. Ne i ftojmë ata të bashkohen me ne në konceptin e unitetit. Le të bashkohemi të gjithë në konceptin që na sjell krah për krah me botën moderne evropiane”, tha Zaev.