Zaev: Në punët e rëndësishme të shtetit duhet të merr pjesë edhe opozita

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se nuk është tërësisht  i njoftuar me vendimin e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe grupit të tyre parlamentar se do ta ngrijnë pjesëmarrjen në sjelljen e ligjeve sistemuese, për çka shkak janë ngjarjet me gjyqësorin, por vlerëson se është me rëndësi që opozita të merr pjesë në proceset reformuese.

“Punët e rëndësishme për shtetin duhet të ndodhin së basku. Shumë punë të rëndësishme kanë ndodhur në  RMV pa opozitën. Nuk duhet të lejojë opozita që edhe më tutje proceset e rëndësishme politike për shtetin tonë të përbashkët të ndodhin pa partinë më të madhe opozitare pa dallim se a janë ato reformat, proceset në Kuvend ose çfarëdo lloj procesesh të tjera”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve.

Ai për deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski të dhëna mbrëmë kundër tij se janë të tepruara dhe se e shqyrton mundësinë që të ngre padi.

“Unë jam njeri nga gjaku dhe mishi, transparent, njeri normal. Vetëm do të them se u teprua. Unë isha në paraburgim, para burgimit, me pasaporta të mara. Kam publikuar bomba politike, por gjithmonë kam pasur kujdes për fjalët të cilat i kam përdorur. Me këshilltarët e mi juridikë do të konsultohem se a duhet të ngre padi, sepse ai po nxit tentime për vrasje, flet për ashpërsi ose ngjashëm. Ai këtë që e bën së pari flet për të. Koha do të tregojë se kush çka është, mbetem i përkushtuar në atë që është e rëndësishme për shtetin dhe interesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas takimit me liderin e lëvizjes Besa në kuadër të konsultimeve për kandidat të përbashkët për president.