Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë


Zaev i pyetur për politikën e brendshme si dhe plotësimin e posteve të lira ministrore deklaroi se”Sonte në mbrëmje, partnerët e koalicionit do të kenë takim për postin e Shëndetësisë dhe postet e tjera që kanë mbetur të zbrasura, dhe shpresoj që sonte të vendosim”.

I pyetur edhe për propozimet e shfaqura në mediat Greke për propozim të emrave për Maqedoninë, ai tha se nuk ka arritur deri këtu të bisedohet, si dhe pret që sot me negociatorin Metju Nimic, të dyja vendet si Greqia dhe Maqedonia, fuqimisht të tregojnë dëshirën për të tejkaluar pikat stopuese rreth kontestit me emrin.