Zaev në Berlin: Kompanitë gjermane në Qeveri kanë partner stabil


Investuesit e huaj, përfshirë edhe ata nga Gjermania, kanë partneritet të sinqertë dhe të hapur me Qeverinë e Maqedonisë e cila kujdeset për ambient afarist stabil dhe të parashikueshëm, u tha sot në Berlin në takimin mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendësdrejtorit të Odës gjermane për Industri dhe Tregti dr. Volker Trejer.

Kryeministri Zaev, si pjesë nga programi i tij për vizitën me zëvendëskryeministrat Shekerinska dhe Osmani në RF të Gjermanisë, sot në Berlin realizoi takim me përfaqësues nga Oda gjermane për Industri dhe Tregti (OGIT).

Në takim, siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, nga të dy palët është shprehur kënaqësi e madhe nga lidhjet e deritanishme ekonomike mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Gjermane. Ato i ndjekin relacione jashtëzakonisht të mira politike dhe për këto shkaqe pritet inkurajim dhe përmirësim i mëtejmë i tyre.

Republika Federale e Gjermanisë është partner tregtar numër një i Republikës së Maqedonisë me vëllim të tregtisë prej mbi 40 për qind nga vlera e përgjithshme, ndërsa vlera e këmbimit tregtar çdo vit rritet dhe në vitin 2017 arriti mbi tre miliardë euro.

Investimet nga dy vend kryesisht orientohen në industrinë e tekstilit, përpunimin e metalit dhe mbështetjen për industrinë automobilistike dhe transportin. Rritja e investimeve gjermane në Republikën e Maqedonisë vazhdon edhe në kompanitë aktuale me kapital gjerman ku janë punësuar pothuajse 20 mijë njerëz.

Përfaqësuesit e Odës gjermane i ofruan kapacitetet e tyre si lidhje mes mundësive për investim në Maqedoni dhe kompanive gjermane me të cilat bashkëpunojnë dhe theksoi se duan ta mbështesin procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në takim është biseduar edhe për konceptet për zhvillim të arsimit të mesëm profesional për të cilat në Maqedoni janë të interesuara kompanitë gjermane me qëllim që të përforcohet kapaciteti i kuadrove profesionale duke u përqendruar tek mekanikë cilësorë dhe mekanikë të elektronikës. Si jashtëzakonisht e rëndësishme u theksua lidhja mes teorisë dhe praktikës e cila ka për qëllim të prodhojë kuadro profesionale që i duhet ekonomisë tonë, por edhe asaj gjermane.

Mundësi për bashkëpunim u vendosën edhe në sferat e efikasitetit energjetik dhe përdorimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë, ku Maqedonia është klasifikuar si vend me kushte përkatëse klimatike.

“Duam të tërheqim kompani të huaja me renome të vijnë në vendin tonë, ndërsa paralelisht t’i inkurajojmë edhe investuesit vendor të zhvillojnë teknologjinë, të orientohen drejt eksportit dhe të bëhen furnizues të investuesve të huaj, me çka do të ngrihet niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë. Këto masa të reja tashmë i fillojmë dhe i presim rezultatet e para”, theksoi kryeministri Zaev në takimin me Odën gjermane për Industri dhe Tregti.