Zaev: Mjetet për Klinikën e re ishin paraparë nga koha e VMRO-DPMNE-së


Mjetet për ndërtimin e Qendrës së re klinike në vlerë prej 480 milionë euro, dalin nga studimi i fizibilitetit i përpiluar në kohën e VMRO-DPMNE-së, më saktë në vitin 2014, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE, për atë se shuma për Klinikën e re është e madhe dhe se ekziston dyshimi se paratë do të përfundojnë, siç tha , “në xhepat e dikujt”.

Ajo potencoi se shuma është katërfish më e madhe nga ajo që është konfirmuar nga pushteti paraprak dhe pyeti pushtetin nëse planifikon të ndërtojë anije kozmike me 480 milionë euro.

“Tema për ndërtimin e Qendrës së re klinike është hapur që kur VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet, duam të vazhdojmë ta zgjidhim një problem të rëndësishëm në vend, lidhur me shëndetin tercial. Është e saktë se ishim kritik ndaj zgjidhjes për Qendrën klinike në lokacionin e vjetër, për të cilin ishin paraparë 85 plus 35 milionë euro, gjegjësisht 120 milionë euro. Në fund përfundoi me procedurë, me marrëveshje të nënshkruar, që u shkëput nga Qeveria aktuale dhe bëhej fjalë për një ndërtesë”, tha Zaev.

Përmendi se në kuadër të Qendrës klinike aktuale të gjitha ndërtesat tjera mbeten, bëhet fjalë për një ndërtesë apo dy objekte të bashkuara në një objekt, që definitivisht paraqet zgjidhje, për një pjesë të caktuar të nevojave dhe dallimi është i madh.

Zaevi i bëri thirrje opozitës të kyçet në këtë projekt, në komisionet profesioniste dhe së bashku t’i zbatojnë të gjitha procedurat. Tha se ky është projekt i madh i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, për të cilët kanë kërkuar edhe mbështetje nga Qeveria austriake.

Zaturoska u kundërpërgjigj se është pamundur një projekt aq i madh të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit dhe se për fillimin e ndërtimit duhen të paktën një vit e gjysëm si dhe se pushteti nuk ka plan financiar që ta fillojë ndërtimin e Qendrës së re klinike për një periudhë aq të shkurtër.