Zaev: Ministri i Shëndetësisë, çështje ditësh

Emërimi i Ministrit të ri të Shëndetësisë, zëvendësit të tij dhe ministrit të ri pa resor është vetëm çështje ditësh, kështu komentoi pozitën e hapur në këtë dikaster kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se këto ditë po bëhen edhe bisedimet e fundit me partnerët e koalicionit për ta kompletuar përbërjen e Qeverisë.