Zaev: Me VMRO-në nuk bisedojmë për amnistin, çështja e emrit nuk prek identitetin


Kryeministri Zoran Zaev nuk jep detaje rreth rezultateve të grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për ligjet reformuese. Zaev mbetet në qëndrimin se mbështetja e opozitës është e nevojshme madje edhe pas miratimit të ligjeve apo ndryshimeve ligjore.

Bisedojmë edhe për zgjidhje ligjore, miratimi i të cilëve nuk kërkon 2/3 e votave. Do të doja të kishim mbështetjen e opozitës për këto ligje. Derisa ata janë të gatshëm të veprojmë, ne do t’u zgjasim dorën. Që në fillim bëmë thirrje për mbështetje për çdo ligj i cili gjendet në Kuvend. Të njëjtën po e bëjmë edhe tani kur ligjet janë në Kuvend. Është shumë me rëndësi që përfshirja e tyre në të ardhmen të ishte edhe garanci për zbatimin e këtyre ligjeve, gjithnjë nën kritikat e opozitës – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev mohon se VMRO-DPMNE-ja, si parakusht për t’i mbështetur ligjet reformuese, ka kërkuar amnistimin e të akuzuarve për 27 prillin dhe jo vetëm.

Amnistia nuk është askund pikë e bisedimeve dhe në asnjë grup pune – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Edhe pas dhjetëra takimesh, grupet e punës akoma nuk kanë dalë me agjendë zyrtare. Siç mësohet prioritet do t’i kushtohet Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur. Në pako përfshihen edhe Ligji për ndjekje të komunikimeve, Ligji për ATO-në, ndryshimet në Ligjin për KSHZ-në dhe Kodin zgjedhorë si dhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së Kryeprokurorit Publik. Në këtë drejtim opozita kërkon që Prokurori i shtetit të zgjidhet me 2/3 e votave dhe me badinter.

Kryeministri Zoran Zaev sot shprehi bindje se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë të gjejnë zgjidhje dinjitoze për kontestin rreth emrit.
“Besoj se do të gjendet zgjidhje, e cila do të jetë dinjitoze për të dyja palët dhe e cila nuk do të prek në identitetin e popullit tonë maqedonas, por edhe në nevojat e vendosjes së identitetit edhe të një pjese të popullit në Greqi”, tha kryeministri pas vizitës së sotme në Akuaduktin në Shkup.

Prej tij u kërkua të deklarohet për paralajmërimin e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias se projekt-marrëveshja do të arrijë para tij në Shkup dhe se nuk heqë dorë nga ajo që të ketë ndryshim të emrit kushtetues.

“Nuk do të doja të hyj në komentet e palës tjetër të negociatave. Pozitat tona janë të qarta. Ne jemi të gatshëm për zgjidhje. Maqedonisë i duhen zgjidhje dhe e di se edhe Greqisë i duhen zgjidhje”, theksoi Zaev, transmeton Medial.mk.

Ai shtoi se të dyja palët po bisedojnë për gjetjen e zgjidhjes për emrin, me të cilën do të bëhet kufizimi i rajonit në Greqinë veriore, i cili quhet Maqedoni nga Republika e Maqedonisë