Zaev: Me kthimin e TVSH-së qytetarët që në fillim të projektit do të marrin nga 60 deri në 100 milionë euro në vit


Me projektin për kthimin e 15 për qind të TVSH-së që është paralajmëruar se do të fillojë nga 1 korriku, kryeministri Zoran Zaev pret që në vetë fillimin e këtij projekti qytetarët të marrin midis 60 deri në 100 milion euro në vit.

Humbjet nga të ardhurat e TVSH-së, sipas kryeministrit, tani lëvizin rreth 30 milionë euro, ndërsa dëmtimi është edhe më i madh sepse krijohet një konkurrencë jolojale.

“Do të kemi një sistem të shkëlqyer dhe pritet që qytetarët të marrin nga 60 deri në 100 milionë euro në vit nga vetë fillimi i projektit, ndërsa  në varësi të  përqindjes të suksesit, aq më shumë do të rriten edhe paratë e përgjithshme që do të shkojnë tek qytetarët, por edhe në buxhet”, tha Zaev duke shtuar se  mbrëmë vonë  ka pasur takim me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Me rimbursimin e TVSH-së pritet që qytetarët  vetë të jenë kontrollorët dhe të marrin kthime  të konsiderueshme të mjeteve, por edhe të përmirësohet mbledhja e TVSH-së.