Zaev me agjendë intensive në Davos, në fokus takimi i parë i drejtpërdrejt me Ciprasin


Përforcim i marrëdhënieve midis të dy vendeve në kontekst të ndërtimit të masave të besimit në periudhën e kaluar, si dhe analizë të së arriturës së deritanishme në negociatat e ripërtërira midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, do të jenë në fokusin e takimit të nesër të parë të drejtpërdrejt të kryeministrit Zoran Zaev me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, i cili do të mbahet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Zaen nga nesër e deri më 26 janar do të marrë pjesë në Forumin e sivjetmë ekonomik botëror në Davos, Zvicër, në të cilin këtë vit marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të tjerë shtetëror, si dhe liderët e kompanive më të mëdha në botë.

Zaev, siç njoftoi Qeveria, do të ketë takim edhe me eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han. Takimi është planifikuar për të premten.

Të njëjtën ditë në agjendën e kryeministrit Zaev është edhe takimi me drejtoreshën për Evropë të Forumit Ekonomik Botëror, Martina Larkin.

Gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Zaev do t’i ndjekë fjalimet speciale të Emanuel Makronit, president i Francës, Zhan Klod Junker, kryetar i Komisionit Evropian, Tereza Mej, kryeministre e Britanisë së Madhe, Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit, dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në panel diskutime dhe takime pune me liderë ekonomik nga bota dhe me mysafirë të tjerë të lartë nga rajoni, BE-ja dhe SHBA-ja.

Gjatë qëndrimit në Davos, Zaev do të ketë edhe disa takime të tjera pune dhe takime bilaterale me investues potencialë, biznes liderë dhe bashkëpunëtorë