Zaev: Maqedonia e gatshme të zgjidh çështjen e emrit


Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë të gjejnë marrëveshje rreth çështjes së emrit.
“Besoj se do të gjendet marrëveshje, e cila do të jetë e dinjitetshme për të dyja palët dhe e cila nuk do të prek në identitetin e popullit tonë maqedonas, por edhe të nevojave nga vendosja identitare e një pjese të popullit në Greqi”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje.