Zaev: Mandati mund të më përfundoj më 30 shtator


Unë si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020, ky mandat mund të përfundojë më 30 shtator, ditën e referendumit. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev lidhur me rezultatin e mundshëm të referendumit për çështjen e emrit.

Ai tha se nëse ka dalje më të ulët, gjegjësisht 850 mijë qytetarë dhe më së paku 50 përqind nga numri i përgjithshëm i votuesve ka votuar “pro” marrëveshjes, atëherë institucionet do të vazhdojnë më tej me vendimin e tyre. Zaev megjithatë është i bindur se do të ketë cenzus dhe shumica do të votojnë “Për”.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Nëse qytetarët nuk ndërmarrin vendim, atëherë më tej vazhdojnë institucionet. Në këtë aspekt nuk preudikojë si do të votojë parlamenti, mund që të gjithë 120 të votojnë pro ose të gjithë 120 të votojnë kundër. Ai është proces që do të duhet ta ndjekim. Ju ftoj edhe ju të jeni të bindur sikur që jam unë i bindur, se do të ketë cenzus dhe shumicë e madhe do të votojë pro”

Kryeministri Zaev tha se nëse votojnë 1 milion votues, 600 mijë votojnë “për”, dhe 400 mijë “kundër”, atëherë deputetët do të duhet që ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të implementohet marrëveshja me Greqinë deri në fund. Në të kundërtën, nëse 600 mijë votojnë  kundër, nga gjithsej 1 milion atëherë shumica duhet ta anulojë marrëveshjen me Greqinë.

Zoran Zaev, Kryeministër
“Të supozojmë raste, nëse 1 milion votues dalin në referendum, 600 mijë votojnë për  400 mijë votojnë kundër. Ai vendim saktësohet nëpër institucione nëpërmjet sistemit dhe deputetët megjithatë vendosin se si do të votojnë…. Shumica parlamentare ka shumicë të madhe do të votojë “Për”. Nëse ndodh që 1 milion votues të dalin në referendum 600 000 të votojnë kundër 400 000 pro, atëherë parlamenti nëpërmjet deputetëve përsëri merr vendim të pavarur, pasiqë qytetarët kanë dhënë  mendimin e  tyre. Në rast të tillë shumica parlamentare, do ta prish marrëveshjen me Greqinë.”

Zaev nënvizoi se të gjithë aktorët politikë dhe të gjithë qytetarët kanë përgjegjësi të barabartë për këtë çështje si dhe të drejtë të barabartë të votës. Ai thotë se të gjithë së bashku do të vendosin se në çfarë drejtimi do të shkojë Maqedonia./SHENJA/