Zaev: Ligji për gjuhët nuk është në kundërshtim me Kushtetutën


Duke komentuar vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, për Ligjin për gjuhët, kryeministri Zoran Zaev, deklaron se ky ligj është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Zaev thotë se nëse ka diçka antikushtetuese, atëherë Gjykata dhe Komisioni i Venedikut do të japin qëndrimet e tyre.
“Gjithçka që është sjellë në suaza të Ligjit për avancimit e gjuhëve është në pajtueshmëri me amendamentin 5 të Kushtetutës së RM-së. Është e vlefshme të angazhohemi për një shoqëri për të gjithë, kjo është nëna jonë Maqedoni e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë sonë etinke, fetare por edhe politike, duhet të zgjasim dorën, te kemi besim në institucionet e sistemit. Nëqoftëse diçka nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, ekziston Gjykatë Kushtetuese, ndërsa do të shpreh mendim edhe Komisioni i Venedikut”, ka thënë Zaev. /SHENJA/