Zaev: Koha është për punë, e jo për zgjedhje


Kryeministri Zoran Zaev premton se viti 2018 do të jetë vit i mirë, duke porositur se nuk është koha e zgjedhjeve, por për punë.

Në ditën e parë të punës këtë vit pas mbledhjes me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, kryeministri porositi se viti 2018 do të jetë vit i përparimit ekonomik dhe investimeve me pritje për hapjen e shumë vendeve të punës dhe rritjen e BPV, që si rezultat përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët.

Zaev dërgoi porosi deri te biznesmenët se Qeveria do të orientohet ndaj gjithçkaje që mund të përkrahet dhe se këtë vit në pajtim me shumicë stabile parlamentare, do të implementohen plane të rëndësishme strategjike.

“Jam i bindur se viti 2018 do të jetë kulminacion i përfundimit të krizës politike me performansa ekonomike, që do t’i ndjejnë qytetarët”, tha Zaev.