Zaev: Këshilltarët nuk marrin çertifikata për informacione të klasifikuara


Këshilltarët nuk marrin çertifikata për informacione të klasifikuara dhe të sigurisë, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev sot duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që nëse kësi lloj çertifikati do të merr edhe këshilltari Xhezair Shaqiri.

“Ky person ka informacione për tërë terrenin.Në të kaluarën është treguar se e njeh situatën në tërë terrenin e kufirit verior të Maqedonisë dhe besoj që mund të ndihmoj”, ka thënë Zaev pas mbarimit të seancës së sotshme për lëndën e PPS-së, “Ryshfeti”.

Ndërsa ka shtuar se angazhimi i këshilltarëve është për një vit, dhe për këtë kohë që janë të angazhuar do të shihet nëse ndonjëri do të tregojë rezultate ose jo, kurse nëse nuk tregojnë rezultate unë do të ju ndihmoj edhe në vende tjera të punojnë.

Zaev ka thënë se me konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, mundet që të ndikojë në uljen e tensioneve në këtë shoqëri.