Zaev: Kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë absolutisht të papranueshme


“Kërkesat e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve, sipas modelit të Përzhinës, për prokuror të ri dhe Komision Anketues në Kuvend për referendumin, janë plotësisht të papranueshme”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“As ka arsye, as ka nevojë që të diskutohet për këso çështje. Vetë institucionet dhanë komente të tyre. Që të kërkohet komision i cili të kontrollojë nëse referendumi ka qenë i ligjshëm, a ka pasur ligjshmëri në zbatimin e saj dhe ngjashëm në kushtet, a ka pasur ligjshmëri në zbatimin e tij dhe ngjashëm në kushte kur kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, por edhe Gjykata Administrative në të cilën nuk ësht ëndërruar asnjë anëtar, vetë tregon se çfarë dëshiron me këto kërkesa”, deklaroi Zaev.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim, do të diskutojë me deputetët në Kuvend, por ashtu siç shtoi, në një atmosferë, më të mirë, më normale dhe më përgjegjëse.

“Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të javës ose në fillim të javës tjetër. Diku rreth 10 tetorit do t’i tregojmë opinionit se cilat janë hapat e mëtutjeshëm. Shpresoj se do të kemi mundësi që të kumtojmë se është siguruar shumica e nevojshme apo 2/3 e deputetëve”, theksoi Zaev.