Zaev: Kemi përmirësuar imazhin e policisë


Kryeministri Zoran Zaev beson se kanë arritur që të përmirësojnë imazhin e policisë. Ai ka thënë sot se tash mbizotëron mendimi për policin si mik dhe mbrojtës i qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme që t’i profesionalizojmë dhe t’i depolitizojmë shërbimet dhe të ndërtojë sistem i cili do t’i sigurojë funksionet kryesore të policisë pavarësisht ndryshimit të pushtetit politik. Policia dhe MPB asnjëherë më nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike për mbështetjen e individëve në pushtet”, tha kryeministri Zaev, theksoi kryeministri Zoran Zaev në shënimin e sotëm të Ditës së Policisë së Maqedonisë, 7 Maji. /SHENJA/