Zaev: Kemi mundësi si asnjëherë më parë të vendosim për vendin tonë në BE


Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në kremtimin qendror me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë tha se “ky është moment historik i cili është më i madh se secili nga ne, nga partitë tona apo zënkat apo interesat personale. T’i lëmë bindjet dhe interesat e ndryshme për një moment prapa nesh për të parë dritën e Evropës e cila na thërret”.

Ai bëri thirrje që çdo qytetar të votojë në referendum për të sjellë vendim për, siç tha ai, pavarësinë e dytë të Maqedonisë.

“Tani kemi mundësinë si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në vëllazërinë e popujve evropian në BE dhe të qëndrojmë krah për krah të barbaritë me vendet më të fuqishme botërore, anëtaret e NATO-s”, tha Zaevi duke ju bërë thirrje të rinjve të përshihen në, siç tha ai, vendimin historik i cili do ta projektojë rrugën jetësore të secilit prej tyre.