Zaev: Jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik për emrin


Jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik, deklaroi sonte në konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke theksuar se çështja për kontestin me emrin që Maqedonia e ka me Greqinë është thelbësore dhe se duhet të jepet shans përmes bisedimeve të gjendet zgjidhje.

“Dua që qytetarët tanë ta dinë, dua që dhe qytetarët e Greqisë fqinje t’i dinë hollësitë, por më shumë dua me të vërtetë të kemi sukses në procesin negociues dhe për këtë është gjithmonë këtu doza e kujdesit. T’i japim shans suksesit dhe me këtë rast do të them: ne jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik dhe deri këtu do të ndaloj sepse çështja është thelbësore dhe duhet të japim shansë përmes bisedimeve në gjetjen e zgjidhjes”, deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me euroambasadorin Samuel Zhbogar.

Kryeministri i Maqedonisë, tha se me vëmendje i përcjellë ngjarjet në Greqi dhe reagimet në vend, por se sado që të jetë e vështirë gjetja  e zgjidhjes së kontestit, ai është optimist.

“Unë jam optimist, zgjidhje mund të gjendet. Besoj se nëse mbajmë llogari për palën tjetër, për fqinjin tonë jugor dhe nëse ata mbajnë llogari për ne, me këtë rast duke u respektuar, duke mbajtur dinjitetin dhe identitetin, unë jam i bindur se mund të gjendet zgjidhje edhe për këtë problem dy dekadësh e gjysmë”, theksoi Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se dy palët do të vazhdojnë të bisedojnë për të gjitha idetë që do të mund të sjellin deri në zgjidhje të kontestit për emrin.

“Njëkohësisht, vendosëm  që së bashku, dhe këtë e konfirmojnë se çdo ide e mundshme, që do të sjellë deri në zgjidhje, vallë është draft version i marrëveshjes ndërkombëtare që do ta zyrtarizojë atë që është në mënyrë të konsiderueshme e zgjidhur, ndërsa sipas meje, simbolet MK, MKD dhe ngjashëm, ndërsa tjetra do të ishte bazë që të vazhdojë procesi i KB-së përmes Methju Nimicit, duke i shfrytëzuar të gjitha takimet dypalëshe, mes meje dhe kryeministrit Aleksis Cipras, mes ministrit Dimitrov dhe Koxias”, tha Zaev.

“Potencoi se duhet të shfrytëzohet gjithçka mund të ndihmojë të arrihet deri në zgjidhje, Zaev tha se Qeveria e Maqedonisë i komenton të gjitha ngjarjet, por është njëkohësisht e orientuar drejt diskutimeve brenda në institucione, me kryetarin e shtetit dhe të Kuvendit, me partitë nga pushteti dhe opozita.

Euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili në Qeveri e prezantoi Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, duke un përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, përsëriti se ky dokument flet shumë pozitivisht për progresin të cilin vendi e ka arritur në muajt e fundit, se Komisioni është i gatshëm të hartojë rekomandim për fillim të bisedimeve inkuadruese.

Theksoi se për Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë vlerë e rëndësishme që është theksuar në Strategjinë për rajonin në shumë pika dhe që çdo vend të mund të bëhet anëtar i BE-së duhet t’i zgjidh të gjitha çështjet dypalëshe dhe çështjet e hapura kufitare.

“Për këtë jemi të inkurajuar nga hapat që Qeveria i bën, kjo është marrëveshja me Bullgarinë dhe tani më orvatjet që bëhen për zgjidhjen e çështjes së hapur me Greqinë. Muaj e fundit është ndërtuar një atmosferë pozitive, janë mbajtur edhe mbledhjet e para të kryetarëve të qeverive të dy vendeve. E përcjellim këtë proces dhe shpresojmë se dy vendet do të kenë mundësi të gjejnë zgjidhje që do ta hapë rrugën drejt BE-së, por në shikim të parë do ta ndërrojë edhe sjelljen që vendet në këtë pjesë të botës e kanë mes vete”, konsideron Zhbogar.

Zhbogar theksoi se BE-ja ka pritje pozitive nga dy palët dhe se ato duhet të mbeten seriozisht të përkushtuar që të gjejnë zgjidhje.