Zaev: Jemi të bindur se këtë vit do të fillojmë bisedime me BE-në

Pas takimit të sotëm me kancelaren gjermane Angela Merkel jemi të bindur se këtë vit presim bisedime për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Kancelarja potencoi se Maqedonia e Veriut i realizoi pritjet, pason pajtueshmëri pozitive e Bundestagut në shtator për pranimin  e rekomandimit të Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në Berlin.

“Me kancelaren Merkel kemi pasur takim të përzemërt dhe miqësor, siç qëndro mes vendeve strategjike partnere rreth shumë çështjeve me interes të përbashkët. Kancelarja Merkel informoi se Bundestagu do të marrë vendim në shtator për aprovimin e startit të bisedimeve me BE -në me Maqedoninë e Veriut, konform procedurave të vërtetuara të RS të Gjermanisë për zgjerim të unionit. Në takim kancelarja gjermane potencoi se Maqedonia e Veriut i ka realizuar pritjet dhe se ajo dhe Berlini në atë shikojnë shumë pozitivisht.

Nga ana jonë konfirmuam se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë tek kancelarja Merkel dhe e mbështet politikën e saj për procesin e zgjerimit të BE-së, si dhje politikën e saj drejt Ballkanit Perëndimor. Në takim theksuam se gëzon fakti që Ministria e Punëve të Jashtme e RF të Gjermanisë ka qëndrim pozitiv për vendin tonë lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike të cilat do të mundësojnë që Bundestagu të sjellë vendim pozitiv në shtator.

Jemi fuqimisht të bindur se këtë vit fillojmë bisedime për anëtarësim me BE-në dhe u bashkëngjitemi Serbisë dhe Malit të Zi, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me kancelaren Merkel në Berlin.