Zaev: Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit, kërkesa e opozitës kundër çdo logjike


Gruevizëm deri vonë, kërkesë kundër çdo logjike, kundër BE-së dhe NATO-s, kundër vlerave dhe parimeve, kështu kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp e vlerësoi rezultatin e takimit të mbrëmshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoskin.

“Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit të liderëve. Kisha pak shpresë se është e mundur që ta ndryshojnë matricën dhe të dalin nga synimet e paraardhësve të tyre. Ne u përpoqëm që tu dalim në ndihmë, por VMRO-DPMNE-ja vetëm kërkon që lëndët e PSP-së të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë të gjitha hetimet dhe parahetimet, krimin ta fshehim. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, tha Zaev duke shtuar se drejtësi dhe shtet juridik duhet të ketë dhe do të ketë.

Sipas tij lëndët e PSP-së do të vazhdojnë që të procesuohen.