Zaev informon Presidentin Ivanov për marrëveshjen e emrit


Kryeministri i vendit Zoran Zaev është paraqitur mëngjesin e sotëm në Presidencë për të informuar kreun e shtetit, Gjorge Ivanov për sa i përket marrëveshjes së arritur pasditen e djeshme me Greqinë për çështjen e emrit. Takimi ka qenë shumë i shkurtër, Zaev ka qëndruar në Presidencë vetëm 6 minuta. Nuk ka të dhëna për reagimin e Presidentit sepse vetë takimi ka qenë me dyer të mbyllura.