Zaev i përgjigjet Moskës: Maqedonia e vendosur për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë ka reaguar në kërcënimin e Rusisë për “pasoja negative për siguri rajonale” si dhe për marrëdhëniet bilaterale nëse vendi i tij hynë në NATO.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i është përgjigjur Rusisë se Maqedonia prej pavarësisë së vet ishte fuqishëm e përcaktuar për anëtarësim në NATO, gjë që e përkrahë një shumicë e madhe e qytetarëve.

“Maqedonia qysh prej pavarësisë në vitet e 90-ta është përcaktuar fuqishëm për anëtarësim në NATO dhe e ka përkrahjen e plotë të qytetarëve maqedonas. Zgjedhja jonë dhe vendosmëria e qartë janë integrimet euroatlantike”, ka deklaruar Zaev./Zhurnal