Zaev i ka ofruar VMRO-DPMNE-së të bëhet pjesë e Qeverisë


Kryeministri Zoran Zaev sot zbuloi se VMRO-DPMNE-së i ka ofruar hyrje në Qeveri që së bashku ta zbatojnë referendumin. Por, VMRO-DPMNE-ja e ka refuzuar propozimin e këtillë, por fuqimisht ka qëndruar në kërkesën për amnisti, transmeton Medial.mk.

“Dhashë propozim që deri në vitin 2020 të jem kryeministër, por jam i gatshëm ta ndajë mandatin tim me VMRO-DPMNE-në, ta zbatojmë referendumin, por e refuzuan këtë. Ju dërgova ftesë që të hyjnë në Qeveri derisa nuk bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s, deri në vitin 2019, fillimi i vitit 2020 kur do të fillojnë edhe negociatat me BE-në. Por, kjo ka përfunduar tani, e refuzuan propozimin. U tha se vetëm amnistia është interesi. Kërkohej që neni 353 dhe 165 nga ligji të ndryshohen”, theksoi Zaev në studion e hapur të 1tv në Ohër.

Ai edhe njëherë theksoi se amnisti, të drejtpërdrejt ose indirekte, nuk do të ketë. Gjatë takimeve të liderëve janë pranuar kërkesat e VMRO-DPMNE-së, ligji për financim të partive politike, ligji për qeveri, ndërsa përbërja e KSHZ-së është dakorduar para disa muajve, ndërsa që të arrihet më shumë opozitës, tha, i ka ofruar lepezë të mundësive, të cilat do të thonë përgjegjësi e të gjithë partive politike. Zaev i ka ofruar Mickoskit edhe, nëse opozita siguron 300.000 vota kundër referendumit, mundet lirisht të zgjedhë se kur dëshiron të ketë zgjedhje, por edhe kjo nuk është pranuar.