Zaev: Garantojmë çmim stabil të energjisë elektike vitin e ardhshëm


 Garantojmë çmim stabil të energjisë elektrike vitin e ardhshëm, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot në Kuvend u përgjigj në pyetje të deputetëve.

Ai tha se me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nuk do të rritet çmimi i rrymës siç ka pohuar pushteti i kaluar i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Nuk do të rritet çmimi i amvisërive, ndërsa 20 deri në 30 për qind e objekteve afariste me vëllim më të vogël siç janë furrat, prodhuesit e akulloreve, punëtorët e zejtarisë do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike prej 140 eurove në megavat orë në 80 euro në megavat orë”, ka thënë Zaev.

Shtoi se pushteti i kaluar e ka shtyrë liberalizimin me justifikimin se me atë do të rritet çmimi i energjisë elektrike, por se arsyeja reale për rritjen ishte puna joekonomike e kompanive energjetike.

“Në vitin 2014 kur Qeveria solli vendim se shtyhet liberalizimi ndodh trend i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për gjithsej 60 për qind nga viti 2006 deri në vitin 2013. Kjo është pasi që nuk ka pasur punë racionale të kompanive energjetike. Në vitin 2014 ELEM ka punuar me humbje prej 14,5 milionë euro në vit, ndërsa sot ELEM ka akumuluar përfitim prej 46,3 milionë euro. Këto janë të dhëna të cilat krenohemi dhe me të cilat treguam se puna transparente dhe ekonomike sjellin kursim të parave publike”, tha Zaev.