Zaev e tërhoqi propozimin për të kryesuar me Ministrinë e Financave, do ta kryejë funksionin deri në zgjedhjen e ministrit të ri


Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e sotme të 103-të të Kuvendit, në të cilën u diskutua rreth rikosntruimit të Qeverisë, e tërhoqi propozimin që në të njejtën kohë të jetë edhe ministër i Financave.

Zaev sqaroi se në pajtim me autorizimet me Ligjin për Qeverinë, do të kryesojë me Ministrinë e Financave, deri në zgjedhjen e ministrit të ri.

Duke e arsyetuar këtë hap, ai tha se duhet të dëgjohen sugjerimet e opozitës, si dhe Komisionit për antikorrupsion, të cilët, sipas tij, dërguan porosi serioze.

“Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë lejojnë që kryeministri të jetë edhe ministër. Megjithatë, i dhashë urdhër kabinetit ta tërheqë kandidaturën time për ministër të Financave. Në pajtim me autorizimet me Ligjin për Qeverinë, do të kryesoj me Ministrinë e Financave, deri në zgjedhjen e ministrit të ri”, tha kryeministri Zaev.

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, sot i dërgoi kumtesë  Kuvendit, në të cilën tregon se do të ndërmarrë masa konkrete në pajtim me kompetencat e veta të caktuara me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, nëse kryeministri Zoran Zaev do të zgjedhje ministër i Financave.

Kuvendi në fillim të mbledhjes konstatoi se ministrave të Kulturës, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të Mjedisit Jetësor dhe ministrit pa resor, Asaf Ademi, Ljupço NIkollovski, Sadulla Duraki dhe Zoran Shapuriq u ndërpritet mandati, sepse ata paraprakisht vetë dhanë dorëheqje. Asnjëri prej ministrave nuk i arsyetuan dorëheqjet e tyre.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke iu referuar neneve të njejta të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, kërkoi nga rendi i ditës së mbledhjes së sotme të hiqet pika për zgjedhje të ministrave të rinj, por propozimi i tij nuk u pranua.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit deputetët duhet të votojnë edhe për zgjedhje të Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për minsitër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hysni Ismailit për Kulturë, Gorab Milevskit prë vetëqeverisje Lokale, Sadulla Durakit për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion që do ta kryejë për një periudhë të caktuar së bashku me funksionin e kryetarit të Qeverisë.

Në rend dite të mbledhjes së sotme janë edhe propozimet për shkarkim të Dragan Tevdovskit nga funksioni i ministrit të Financave, Suhejl Fazliut nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale de Hazbi Likës nga funksioni i ministrit pa resor të angazhuar për zbatim të Marrëveshjes kornizë.