Zaev: E përkrahim Kosovën në proceset e saj, por Serbia është gjithashtu fqinji ynë


Kosova me nderime më të larta shtetërore mirëpriti vizitën e parë zyrtare të një kryeministri maqedonas, në këtë rast Zoran Zaev. Kryeministri maqedonas Zaev pas takimit me homologun e tij kosovar Ramush Haradinaj, me deklaratë mjaft të matur dhe të kujdesshme në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarëve se a do të përkrah qeveria e tij anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“E dini, kjo pyetje është e komplikuar, nuk dimë saktësisht kur do të zgjidhet. Unë shpresoj që paralaelisht me këtë do të zgjidhen edhe marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë. Kuptohet që Maqedonia përkrah dialogun e hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa në këtë kontest të kësaj është edhe zgjidhja e këtyre pyetjeve. Kosova do të ketë përkrahjen tonë në të gjithë këto procese, por njëkohësisht duhet ta dini që Serbia është edhe fqinji ynë”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kryeministrat Zaev dhe Haradinaj poashtu u pajtuan që zbardhja e plotë e ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” duhet të bëhet me ekspertizë ndërkombëtare.

“Kuptohet që kjo është pyetje senzitive që nuk është shkaktuar as nga Zaevi as nga Haradinaj. Qytetarët e dy shteteve meritojnë të dinë të vërtetën e plotë. Qëndrimi ynë i përbashkët është se është i nevojshëm hetim ndërkombëtar të cilët do ti balalfaqojnë të gjitha elementet dhe do ti japin përgjigjen të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës. Mirëpo, kjo çështje asesi nuk duhet të shihet si “mollë sherri” dhe pengesë për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe jemi të bindur që përshkak të interesit publik dhe të opnionit, do ti punojmë në zgjidhjen që të mund qytetarët të dinë të vërtetën”, deklaroi Zaev në pres-konferencën e përbashkët me Haradinaj.
Ekonomia dhe tregtia ishin pjesë e temave të diskutimit midis dy kryeministrave. Sipas qeverisë maqedonase, shkëmbimi tregtar me Kosovën është 160 milionë euro dhe presin që në të ardhmen të kalojnë shifrën prej 200 milionë euro. Përveç kësaj, dy delegacionet qeveritare nënshkruan 19 marrëveshje dypalëshe dhe 16 dokumente të tjera, ndërsa pritet edhe nënshkrimi i 21 marrëveshjeve të reja që do të zbatohen në të ardhmen nga të dy vendet.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj vlerësoi se procesi eurointegrues, me qëllim të anëtarësimit më të shpejtë të Maqedonisë dhe Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-së, janë pikat kyesore që bashkojnë dy shtetet.
“”Ky takim është shumë i rëndësishëm. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës janë fqinjë, jeta, fati dhe perspektiva euroatlantike na lidh dhe na bashkon. Nëpërmjet këtij takimi ndihmojmë për të përmirësuar dhe thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore. Ata janë të mira, por duhet të promovohen, prandaj sot ne kemi dhënë shumë detyra që duhet të zbatojmë në seancat e ardhshme të përbashkëta të dy qeverive “, tha Haradinaj.

Kryeministri maqedonas gjithashtu u takua edhe me kreun e legjislaturës së Kosovës, Kadri Veseli. Zaev dhe Veseli vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë stabile dhe të mira, duke theksuar se më shumë duhet të punohet në infrastrukturën dhe proceset euroatlantike. Zaev u zotua se Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë në përfundimit e punimeve të autostradës Prishtinë-Shkup, e cila quhet “Arben Xhaferi”, sepse kjo përveç që do tu ndihmon të dy vendet për të arritur bashkëpunim më të thellë ekonomik, kjo do të lehtësojë komunikimin në mes qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

Siç ishte planifikuar, Zaev qëndrimin njëditor në Prishtinë e përundoi me takimin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Mediat e Kosovës vizitën e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, vlerësuan si fitoren të parë politike të Haradinajt që prej përzgjedhjes së tij në postin e kryeministrit të Kosovës. Sipas mediave kosovare, deklarata e Zaevit ku kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës ose më saktësisht “Lagjen e Trimave”, është fitorja e parë politike e Haradinaj si kryeministër përshkak se analistët dhe politikologët e Kosovës “sulmuan” ashpër Haradinajn për shkak të ndihmës që ai dha për familjet e qytetarëve të Kosovës që ishin pjesëmarrës në ngarjet në “Lagjen e Trimave”.

Blerim Ismaili