Zaev: E mbështesim Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare


Kryeministri Zoran Zaev në Prishtinë është pyetur nëse do ta mbështesin Kosovën në UNESCO. “Kjo çështje është shtyrë tash për tash dhe nuk e dimë saktë se për kur. E dimë se zhvillohet dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin ne e mbështesim. Do të thotë se Kosova mund të llogarisë mbështetjen e Maqedonisë në të gjithë këto procese, Por, duhet të dimë se ne e kemi fqinj edhe Serbinë dhe angazhimi jonë do të shkojë në këtë drejtim”, ka thënë Zaev. /SHENJA/