Zaev: Do të ndërroja edhe dy çmime Nobel për datë të negociatave me BE-në


Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën belge “Le Soar”, edhe njëherë u bëri thirrje vendeve-anëtare të BE-së ta ndërmarrin përgjegjësinë dhe të caktojnë datë për negociata me Maqedoninë e Veriut.

Në bisedë, kryeministri Zaev sqaron se në rast se nuk caktohet datë për negociata, ai do të akuzohet se i ka gënjyer deputetët se votimi për Marrëveshjen e Prespës do të thotë hapje e dyerve të BE-së.

“Thashë se nëse e ndërrojmë emrin, nëse mbajmë marrëdhënie të mira me Greqinë, me Bullgarinë, nëse bëhen të gjitha reformat, Evropa do t’i plotësojë premtimet. Nëse ajo  nuk bëhet rast, është normale të  ndërmerret përgjegjësi, nuk do të pres  opozita ose Kuvendi të bëjë diçka, do të ndërmarrë përgjegjësi dhe do ta kthej mandatin tim”, thotë Zaev në intervistë për “Le Soar”.

Ai paralajmëron se në kontekst të mosdorëzimit nga ana evropiane, qytetarët mund të kthehen ndaj rrymave nacionaliste  në vend.

“Rreziku është kthimi i nacionalizmit dhe radikalizmit në vendin tonë. Kaluam nëpër këtë rrezik në 11 vitet e fundit. Kemi pasur regjim “hibrid” i cili i shkatëroi të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike, të gjitha bazat e vendit  normal, dhe rreziku është të kthehemi në atë kohë”, përgjigjet kryeministri.

Në pyetje pse Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për atë dhe se ka mundur t’i përgjigjet Maqedonisë se ai është problemi i saj i brendshëm, kryeministri thotë se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura  si në nivel personal ashtu edhe ekonomik dhe se bëhet fjalë për interes të përbashkët.

Ai e qetëson opinionin evropian se vendimi për negociata nuk do të thotë edhe inkuadrim menjëherë në BE.

“Nuk kemi për qëllim të bëhemi vend anëtar menjëherë, por duhet ta vazhdojmë procesin e integrimit në BE. Pas pesëmbëdhjetë viteve bllokim, caktimi i datës për negociata për askënd nuk është dramatike! Ajo do të thotë se e pranojmë  obligimin  ta përshtatim ligjdhënien tonë, t’i përgatisim institucionet dhe vendin,  për vendim për anëtarësim ndoshta në vitin 2025 ose 2030, askush nuk e di. Ne jemi partnerë dhe bëhet fjalë  për interes të përbashkët”, thotë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

I pyetur nëse beson  se me të vërtetë  mund të fitojë çmim Nobel për paqe së bashku me kryeministrin grek Aleksis Cipras prejse ishin propozuar për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, Zaev thotë se data për negociata është më e rëndësishme për të.

“Do të ndërroja edhe dy çmime Nobel për atë vendim të Këshillit Evropian, për mua është nder i madh që jam nominuar, ne jemi vend i vogël,  por çmimi ynë është konfirmimi i punës sonë, dhe vërtetim i vetëm i cili ka vlerë në këtë moment është vendimi i Këshillit Evropian. Ai është çmimi më i mirë. Nëse e fitoj Çmimin Nobel do t’ia dorëzoj Këshillit Evropian”, thotë si në shaka  Zoran Zaev.

Rreth dilemave për caktimin e datës së negociatave në pako me Shqipërinë, dhe rreziku që ajo mund të thotë anulim për të dy vendet, Zaev porosit se pas  pesëmbëdhjetë viteve bllokim nga ana e ndonjë vendi anëtare të BE-së,  do të ishte shumë e padrejtë Maqedonia tani të bllokohet për shkak të ndonjë vendi e cila nuk është as anëtare e Unionit.

“Jam i vetëdijshëm për problemet në Shqipëri, fqiu ynë të cilin e mbështesim dhe i cili na mbështet, është mirë të shkojmë  përpara, të mbështetemi gjatë negociatave, por përderisa ajo është e mundur, atëherë është më mirë një vend të shkojë përpara, më keq do të ishte të dy vendet  të bllokohen,  ajo do të ishte porosi e keqe edhe për vendet  të cilat përpiqen ta vazhdojnë procesin  e stabilizimit dhe asocimit me BE-në si Bosnja dhe Kosova dhe mund ta dekurajojnë edhe Serbinë e Malin e Zi të cilat tashmë negociojnë për anëtarësim”, përgjigjet kryeministri Zaev.