Zaev do të kryesojë me takimin e ardhshëm të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim të BE-së


Kryeministri Zoran Zaev do të kryesojë me takimin e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim që më datën 19 të këtij muaji do të mbahet në Bruksel.

Nga Qeveria sot pasdite njoftuan se duke pasur parasysh rotacionin e kryesimit me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim është paraparë që me takimin e sivjetmë të kryesojë kryeministri Zaev, ndërsa bashkëkryesuese nga ana e BE-së do të jetë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ndërsa nga ana e delegacionit të BE-së do të merr pjesë edhe komisari për Politikë të Mirë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han.

Informacionin për takimin e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Bashkimit Evropian, me Projekt-platformë për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë është miratuar në seancën e sotme qeveritare.