Zaev: Do të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe rritje të shumicës parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se do të ketë rikonstruim të Qeverisë dhe se do të fillojnë bisedat për rritjen e shumicës parlamentare.

 

“Me siguri do të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare, përveç me VMRO-DPMNE-në”, theksoi Zaev pas Forumit të sotëm për qeverisje të së drejtës në EJL.

 

Rikonstruimi i Qeverisë dhe ndryshimet eventuale në resoret, siç potencoi, do të jenë marrëveshjet me partitë politike dhe deputetët, të cilët mund ta pranojnë programin qeveritar për hyrje në shumicën parlamentare.

 

Fillimi i procesit të rritjes së shumicës parlamentare, sipas tij, do të thotë dërgim i porosisë serioze deri te qytetarët, deri te ekonomia, deri te shoqëria se Qeveria ka për qëllim përmes shumicës më të fuqishme dhe më stabile në Kuvend të sjell vendime serioze në Republikën e Maqedonisë, të cilat,  siç tha, duken dhe po vijnë.

 

Ai shtoi se njerëzit  të cilët nuk i japin mundësi një shoqërie, për të gjithë si koncept, nuk do të mund të jenë pjesë e shumicës parlamentare.

 

Në pyetjen lidhur lidhje me ndryshimet e ligjit për partitë politike, Zaev tha se nga përfaqësuesit e LSDM-së të cilët marrin pjesë në grupet e punës, ka informata se punët rrjedhin mirë.

 

Në lidhje me financimin e partive politike, paralajmëroi se do të përkrahin koncept, i cili do ta përforcojë pavarësinë e partive politike dhe politikanët nga financimi ekstern, kjo do të thotë nga donacionet e personave fizik ose juridik, që gjithsesi politikanët do t’i bëjë më të pavarur në të ardhmen, thotë Zaev. /Zhurnal