Zaev: Do të kërkoj përgjegjësi përderisa dëshmohet përzierje ose ndikim i funksionarëve në punësimet


Kryeministri Zoran Zaev  do të kërkojë përgjegjësi  nga funksionarët përderisa nga ana e të gjitha institucioneve kompetente dëshmohet se  ka pasur përzierje ose ndikim gjatë punësimit në institucionet shtetërore.

Këtë e paralajmëroi sot Zaev, i cili ka marrë pjesë në konferencën “Reformat institucionale për luftë kundër korrupsionit, praktika më të mira  duke lëvizur drejt  modelit evropian – shembull italian”.

Zaev do të kërkojë përgjegjësi nga funksionarët përderisa KSHPK zbulon  se ka pasur përzierje ose ndikim gjatë punësimeve.

“Nëse Komisioni antikorruptues ose ndonjë institucion tjetër tregon dhe dëshmon se ka pasur përzierje, shkelje të ligjit, ndeshje të interesave do të kërkoj përgjegjësi direkte”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve pse deri tani nuk ka dorëheqje nga familjarët e afërt të punësuar në institucionet shtetërore nga partnerët e koalicionit, kryetari i Qeverisë  vendimtar se porosia është dërguar  deri te të gjithë.

“Do ta lë secili vetë të sjellë vendimin, ndjenjat dhe përgjegjësitë e tij, para se gjithash sjellja etike është shumë e rëndësishme. Për atë porosinë e dërgova deri te të gjithë”, tha Zaev, duke shtuar se fokusi duhet të jetë  në barazinë e qytetarëve para institucioneve  të sistemit.

Pres, potencon, atje ku  ndjenja etike nuk është plotësuar  të tërhiqen hapa,  por njëkohësisht pres para ligjit të gjithë qytetarët të kenë shanse të barabarta.

“I përshëndes vendimet etike të të gjithë funksionarëve publik, pa dallim nëse  janë nga  pushteti ekzekutiv ose nga cilido pushtet tjetër: kuvendor, gjyqësor ose lokal, të cilët do të ndërmarrin hap të tillë, sepse nuk duhet  diçka të jetë  vepër penale. Sjellja etike, gjithashtu,  është postulat  i rëndësishëm  sipas të cilit duhet të udhëhiqemi  dhe të dërgojmë porosi  të shembujve që janë të domosdoshëm  për zhvillimin e tërësishëm  në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi kryeministri Zaev.