Zaev: Do të japë dorëheqje nëse në referendum ka më shumë vota “kundër”


Do të japë dorëheqje nëse në referendum ka më shumë vota “kundër” se sa “për”, tha sot kryeministri Zoran Zaev nga studioja e hapur e 1tv në Ohër.

Sipas tij, është mirë, jo vetëm për shtetin, por edhe për VMRO-DPMNE-së që të bëjë thirrje për dalje në referendum, ndërsa qytetarët të prononcohen si të duan, përcjell Medial.mk.

“Para liderëve të partive politike thashë, nëse jemi për BE dhe NATO, përcaktimet tona partiake t’i lëmë anash ose në plan të dytë, ndërsa shteti të jetë në vend të parë”, theksoi Zaev, pasi paraprakisht informoi se VMRO-DPMNE-së i ka ofruar hyrje në Qeveri që së bashku ta zbatojnë referendumin, por partia opozitare ka refuzuar, duke qëndruar në kërkesën për amnisti.