Zaev: Do të bëjmë çmos që të zbardhim shkaqet e fatkeqësisë

Humbja është e madhe, por nuk jeni vetëm dhe nuk do t’u lëmë vetëm. Shpirtërisht jemi me ju, ndërsa do të jemi me ju edhe në të ardhmen. Marrim për detyrë të ndihmojmë familjet me atë që mundemi dhe do të angazhohem personalisht. Si Qeveri dhe organe kompetente, ju siguroj se do të bëjmë çmos të ndriçojmë arsyet e fatkeqësisë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në komemoracionin në Komunën e Gostivarit.

Ai tha se dita e sotme dhe e nesërme janë ditë zie në gjithë vendin dhe lutjet e gjithë qytetarëve për ngushëllim janë dërguar për secilin nga qytetarët që humbën jetën.

“E ndaj dhembjen e madhe me ju. Na dhemb shpirti për secilën jetë të humbur. Ata janë edhe bashkëqytetarët tonë, janë fëmijë tanë, ishin shpresa jonë. Edhe pikëllimi është i përbashkët. Fjalët për ngushëllim në këto momente vështirë gjenden, pasi nuk ka ngushëllim për zemrat të cilët vajtojnë pas të dashurve të tyre. I vetëdijshëm se fjalët tani nuk mund të prekin deri të shpirti që mban zi”, ka thënë Zaev gjatë fjalimit të tij.

Në komemoracionin e organizuar nga kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, Zaev është shoqëruar nga zëvendës kryeministrat Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani dhe ministrat Venko Filipçe dhe Suhejl Fazliu. Kryeministri është nënshkruar edhe në librin e zisë të hapur në Këshillin e Komunës së Gostivarit.