Zaev do që t’ia marr resorin ministror RDK-së?

LSDM po shqyrton mundësinë që RDK-së së Vesel Memedit t’ia marrë resorin e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe se këtë tia ofrojë në pako partnerëve të ri të koalicionit që sipas gjasave pritet të jenë Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi dhe PDSH, që do të përbëjnë grup parlamentar prej 5
deputetëve.
Burime brenda qeverisë theksojnë për INA se Zaev tashmë e ka futur në listën e ndryshimit këtë resor ministror, që do ta përdor për pazar me partnerët e ri të planifikuar të koalicionit, derisa siç mësohet fjalën e fundit do ta ketë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili do të vendos se a duhet ti merret ky
resor Memedit apo tia kompensojë me ndonjë detyrë tjetër.
Vesel Memedi në deklarimet e fundit ka përjashtuar ndonjë lëkundje të pozicioneve të tij në qeveri, që sipas tij janë ndërtuar mbi bazën e konzistencës politike dhe jo aventurave që i pësuan disa parti tjera.
Por megjithatë muajin tjetër do të dihet se çfarë do të ndodhë me Qeverinë dhe cilët ministra do të ikin, për tu zëvendësuar me të rinj.