Zaev-diasporës: Investoni në vend

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën Edmond Ademi mbrëmë u takua me disa përfaqësues të diasporës tonë, të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikës, Luksemburg, Turqi dhe SHBA.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim Zaev i ka theksuar politikat e Qeverisë, të cilët krahas progresit ekonomik janë të orientuara drejt realizimit të të qëllimeve tona strategjike – anëtarësim të vendit në NATO dhe Bashkimin  Evropian.

“Krijojmë shtet të sigurt dhe me ekonomi të avancuar, e cila ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime”, shtoi kryeministri Zaev.

Zaev theksoi e vitin 2018 e përfundojmë si vit me të cilin Maqedonia e Veriut, sipas “Raportit për investime në botë për vitin 2019” nga Konfederata e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) është shpallur vendi me rritje më të madh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta me 737 milionë dollarë të realizuara, gjegjësisht 624 milionë euro, investime të huaja.

Kryeministri në takimin theksoi se orvatjet dhe politikat e Qeverisë janë që të përmirësohet klima e volitshme ekonomike në vend dhe kushtet për investim të investitorëve të huaj dhe vendas dhe  paralajmëroi vendime pozitive, për mbështetje të investimeve nga bashkëqytetarët tanë.

“Mesazhi i parë është investoni. Presim të ritet prosperiteti i shtetit, vazhdojmë me reformat në të gjitha fushat, sidomos në jurisprudencë dhe e përforcojmë luftën pa kompromis me korrupsionin”, theksoi kryeministri Zaev.

Në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën dhe Ligji i miratuar për mbështetje të investimeve, ku është parashikuar 10 për qind shtesë mbështetje financiare për investime fillestare investuese të subjekteve afariste të themeluara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm jashtë vendit.

Përfaqësues nga diaspora, siç theksohet, janë të interesuar për informacione më të hollësishme për kushte të caktuara dhe mundësi për investim, si dhe për çështje administrative dhe lehtësim, të ndërlidhura me mbështetje nga Fondin për inovacione dhe zhvillim. Ata kanë biseduar edhe për çështje të ndërlidhura me përfaqësitë konsullare dhe diplomatike në vendet ku punojnë, për tejkalim të barrierave të panevojshme administrative, si dhe për çështje të ndërlidhura me shtetësinë.

“Në dy vitet e kaluara, Qeveria ka vendosur urë mes institucioneve shtetërore dhe diasporës, i cili në të vërtetë është komunikim, ndarje dhe zgjidhje e problemeve në kuadër të sistemit”, potencoi ministri Ademi, sidomos duke e theksuar edhe miratimin e Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën, si dokument i parë strategjik për këtë çështje, nga pavarësimi i shtetit.

Në takim janë prezantuar shembuj konkret të investimeve të suksesshme në Komunën e Makedonska Kamenicës, për të cilat kanë informuar vetë mërgimtarët e kthyer. Gjithashtu janë përshëndetur edhe politikat e Qeverisë ndaj diasporës, të cilat mundësojnë kushte të volitshme për investim në vendlindje.

Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, takimi me përfaqësues të diasporës nga vendi ynë dhe përfaqësues të Qeverisë nga viti i kaluar po bëhet traditë. Është treguar interesim i madh nga pjesëtarët e diasporës për çështje që i ndërlidhin me atdheun e tyre, ndërsa njëkohësisht është shprehur edhe vullneti për përforcim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.