Zaev dhe Sela nuk u pajtuan, nesër ministrat e ri në parlament


Pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve lokale, pas të cilave mbetën zbrazëta disa pozicione ministrore në qeverinë e Zoran Zaevit, përcjell Fol.

Ministria e Shëndetësisë gati tre muaj mbetet pa ministër, si dhe dy ministri pa resor dhe një zv.ministër.

Sela të enjten deklaeroi se ASH mbetet e palëvizshme në qëndrimet e saj për MSH, e cila mbeti e shprazët kur Arben Taravari u bë kryekomunar i Gostivarit.

Nga ana tjetër, kryeministri i RM-së, Zoran Zaev deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i RM-së dhe se propozimi i ASH për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm, përcjell Fol.

Zaev në emisionin ‘Noqno studio’ në TV Telma, tha se askujt nga partnerët e koalicionit nuk i takon ministri sipas prioritetit dhe se Aleanca për Shqiptarët e ka marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Arben Taravarit.