Zaev dhe Kasami në takim për kandidat të përbashkët presidencial


 Në Klubin e deputetëve pasdite filloi takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe lider i LSDM-së me kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami në suaza të konsultimeve me partnerët e koalicionit rreth mundësisë për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Zaev në takim është i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski dhe nga Mile Zeçeviq, ndërsa Kasami është i shoqëruar nga sekretari partiak Arijanit Hoxha dhe deputetin Fadil Zendeli.

Pritet pas takimit Zaevi dhe Kasami të japin deklarata për media.

Pardje kryeministri Zaev në suaza të konsultimeve me partnerët e koalicionit rreth mundësisë për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet presidenciale mbajti takim me liderët e “Alternativës” Afrim Gashim dhe të PDSH-së Menduh Thaçin, ndërsa një ditë më herët edhe me kryetaron e BDI-së., Ali Ahmetin.

Zaevi dje duhej të takohet edhe me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, por Sela e anuloi takimin në shenjë revolte nga marrja e ingerencave në arsim zë kryetarit të Gostivarit Arben Taravarit.