Zaev dhe Cipras kanë folur në telefon, marrëveshja për emrin afër?

Së paku një herë, a ndoshta dhe dy herë, nëpërmjet telefonit kanë biseduar kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në periudhën pasi që i kanë njoftuar forcat politike para një jave, për propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, shkruan televizioni grek “Sky”, njofton Portalb.mk.

Temë e bisedimeve, ka qenë implementimi i erga omnes për emrin nga pakoja e propozimeve të ndërmjetësuesit Nimic. Gazetari i televizionit grek komenton se “pasi që nuk u pranua Ilinden duket sikur në rrjedhë është maratona që të mos humbet mundësia” dhe të mos mbyllet çështja te Këshilli i BE-së deri në fund të qershorit.

“Sipas informacioneve që i kemi, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, pasi që të shtunën e kaluar i kanë njoftuar presidentët dhe liderët e partive politike, kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit së paku një herë, ndoshta dhe dy. Duhet të shtojmë se zyrtar diplomatike të dy kryeministrave janë në kontinuitet të vazhdueshëm. Në këto biseda telefonike tema ka qenë erga omnes, gjegjësisht cili emër do të mundej të zgjidhet nga pakoja e Nimicit dhe të shfrytëzohet si brenda, ashtu edhe jashtë”, njoftoi televizioni grek.