Zaev: Deri më 20 qershor do të gjejmë zgjidhje për emrin


Propozimi i emrit Republika Ilinditase e Maqedonisë nuk është më temë diskutimi mes Greqisë dhe Maqedonisë, për shkak se ajo u refuzua nga Greqia por edhe nga Opozita në Maqedoni. Kështu u përgjigj sot në Kuvend Kryeministri Zoran Zaev, gjatë seancës së paraparë për pyetjet e deputetëve.

Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE

“Pse u refuzua propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë nga ana e Greqisë, kur në media u theksua se të dy kryeministrat arritën marrëveshje e cila do të jetë Erga Omnes”

Zoran Zaev, kryeministër

Që ta njoftojmë në shtëpi zgjidhjen Republika Ilinditase e Maqedonisë, fillimisht, unë dhe kryeministri Cipras konstatuam se kjo është e vlefshme të provohet në shtëpi. Do të thotë deri në aq ishim në pajtueshmëri që të mund të hyjmë në shtëpi dhe atë ta provojmë. Për fat të keq nuk kaloi në Greqi dhe për fat të keq këtu nuk u pranua edhe nga Opozita.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së u ankua se nuk mori përgjigje nga kryeminsitri nëse kanë pranuar zgjidhje me Erga Omnes, ndërsa Zaev ndër të tjera shtoi se është optimist që deri në mes të qershorit do të arrihet zgjidhje.

Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE

Nuk mu përgjigjët nëse Maqedonia ka pranuar Erga Omnes për cilindoqoftë propozim që do të pranohet nga të dy palët. Është mirë që më tej të mos ketë propozime me truke. Unë kështu mendoj.

Zoran Zaev, kryeministër

“Unë them se duhet të bëjmë përpjekje që deri nga mesi i qershorit, ose deri më 20 qershor nëse është e mundur, të mund të gjejmë zgjidhje për problemin me emrin që të mund të kemi mundësi të mëdha për marrjen e datës për negociata. Gjithsesi ftesa automatike për në NATO presim që të hapet”.

I pyetur nga deputetët, Zaev shtoi se me zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonisë i rriten mundësitë për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE. / Shenja