Zaev: Data për në BE dhe ftesa në NATO, mesazhe motivuese

Hapja e negociatave me BE-në vitin që vjen dhe marrje e ftesës për në NATO do të jenë kontribut vendimtar për zbatimin e suksesshëm i marrëveshjes historike me Greqinë dhe për një ardhmëri më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në fjalimin me temë “Drejt ardhmërisë së përbashkët evropiane të Evropës Juglindore – shembulli i Maqedonisë” në Institutin austriak për marrëdhënie ndërkombëtare (OIP) në Vjenë.

“Maqedonia bëri lëvizje të madhe përpara për vetëm një vit, nga kulmi i mossuksesit drejt aspiratave tona më të mëdha – BE dhe NATO. Kur e nënshkruam marrëveshjen me Greqinë për zgjidhje të kontestit dhe partneritetit strategjik zhvendosëm male dhe nuk duhet të dyshojmë, kjo është arritur me dëshirën tonë të ndershme për një të tanishme dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, rajonit, Evropës dhe botës”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi se “çudirat janë të mundshme kur besojmë fuqishëm në vlera”, ndërsa ato, tha, në rastin me Maqedoninë janë vlerat evropiane që, siç tha, “na nxitën ta ekspozojmë gjithë kredibilitetin tonë politik dhe të jemi transparent, kjo është rruga jona, ne hapemi drejt gjithë opinionit politik dhe shoqëror dhe për këtë arsye po avancohemi”.

Qeveria e re demokratike, tha Zaev, pas regjimit 10-vjeçar, hyri në aksion reformues për ripërtëritje dhe zhvillim të vlerave demokratike, qeverisjen e të drejtës dhe drejtësinë, sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e tyre ekonomik, në ripërtëritje të marrëdhënieve me miqtë e tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe në ringjalljen e marrëdhënieve me të gjithë miqtë e Maqedonisë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ne treguam lidership në tentimin që t’i mbyllim të gjithë çështjet e hapura me fqinjët e tanë. Falë të njëjtave përpjekje të sinqerta të qeverive të Bullgarisë dhe Greqisë dhe pjekurisë së vendeve nga të gjithë vendet në Evropën Juglindore, arritëm të dërgojmë mesazh të fuqishëm – se Ballkani Perëndimor ose Evropa Juglindore, është Evropë”, porositi Zaev.

Ai informoi se marrëveshja është ratifikuar, se do të organizohet referendum në vjeshtë dhe shfaqi bindje se qytetarët e Maqedonisë do t’i mbështesin vendimet e vërteta”.

Zaev përkujtoi se Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim me BE-në në vitin 2001, mori statusin kandidat në vitin 2005 dhe rekomandimin e parë në vitin 2009, kur mbeti në “sallën e pritjes” për përgatitje për negociata për inkuadrim.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht dhe në mënyrë institucionale. Ne jemi të inkurajuar nga strategjia për zgjerim të BE-së. Ne i implementuam kushtet e vendosura nga ana e BE-së në vitin 2014/2015 dhe kemi rekomandim të qartë”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi se Maqedonia është partner besnik dhe i sigurt i NATO-s me angazhimin në misionin ISAF në Afganistan, me mbi 4.000 ushtarë të sistemuar nga viti 2002, se vendi është i përkushtuar në reformat në Armatë (buxheti vjetor rritet për 0,2% nga BPV), si dhe në proceset reformuese që u sjellin të mirë qytetarëve dhe Maqedonisë dhe mbështeten në vlerat demokratike të cilat janë trashëgimi evropiane dhe globale: menaxhim inkluziv, “një shoqëri për të gjithë”, sistem i qeverisjes së mirë.

Theksoi se mbi 75 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në BE dhe NATO, me anëtaret e të cilave, siç tha, ndajmë vlera të njëjta.

Potencoi edhe se Republika e Maqedonisë ka qenë në krizë të thellë politike në vitin 2015-2016, me regjim autoritar, robërim të shtetit, por që kanë bërë lëvizje kuante: nga “shtet i robëruar” deri në përmirësim të demokracisë.

“Tani jemi shoqëri funksionale multietnike dhe multiregjilioze, e mbështetur në qeverisje të fuqishme të së drejtës, vend në të cilin qytetarët kanë të drejta të barabarta, por edhe obligime të barabarta para ligjit. Treguam se dallimet mund të jenë përparësi, e jo pengesë. Ne e dërgojmë këtë në Evropë dhe e pasurojmë Evropën me traditë dhe kulturë. Maqedonia është vend i vogël, por shpresë të madhe për Ballkanin. Ne jemi shembull pozitiv dhe i inkurajojmë të tjerët t’i rrisin përpjekjet për reforma dhe t’i tejkalojnë kontestet”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Tek qytetarët e Maqedonisë, thotë ai, qytetarët evropianë fitojnë aleatë në përpjekjet për botë zhvillimore, stabile dhe botë të prosperitetit në të cilin respektohen të drejtat e njeriut, që është politika jonë njerëzore dhe obligim njerëzor.

Organizatorë të debatit janë Instituti dhe Fondi evropian për Ballkanin (EFB) dhe Grupi këshillëdhënës ballkanik për politikë në Evropë.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të opinionit shkencor dhe universitar, në politikë, përfaqësues të korit diplomatik, studentë, dhe qytetarë nga Maqedonia të cilët mësojnë ose jetojnë në Austri.

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga delegacion qeveritar, nga organizatorët dëgjoi mesazh të rëndësishëm, se dëshirojnë ta shohin Republikën e Maqedonisë, si pjesë të Bashkimit Evropian dhe mesazh se tani është momenti që, pas ndryshimeve pozitive në shtetin tonë, vendi të fillojë negociata me Unionin.

Shpërndaj me