Zaev: Data e Referendumit, pas samitit të NATO-s


Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin që Referendumi për emrin të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Zaev thotë se akoma nuk është diskutuar për modelin e referendumit edhe pse rezultati i të njëjtit do të jetë i detyrueshëm. Sipas kryeministrit pas samitit të NATO-s në 11 dhe 12 korrik së bashku me partitë politike dhe sektorin civil do të diskutohen modalitetet e referendumit si dhe përmbajtja e pyetjes në të cilën siç tha Zaev do të përmendet Marrëveshja me Greqinë dhe integrimi në BE dhe NATO.

-Presim që të përfundojnë proceset integruese dhe para së gjithash 11 dhe 12 korriku kur dhe presim të marrim ftesën për anëtarësim në NATO, menjëherë pas kësaj shteti do të hap debat do ta caktojmë më siguri edhe afatin e mbajtjes së referendumit, pyetjen për referendumin, modelin e vetë referendumit dhe gjithçka që ka të bëjë me referendumin. Me siguri afatet mbeten të njëjta, fundi I shtatorit ose fillimi I tetorit, ashtu siç kemi theksuar. Për këtë gjithsesi do të na ndihmojë edhe KSHZ-ja dhe ekspertët e tjerë në Kuvend në përputhje me procedurat që parashihen do të merren edhe vendimet – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër./Alsat